Chelsea kërkon të ndërtojë një stadium të ri për t’i dhënë fund erës “Stamford Bridge” ku luan ndeshjet e shtëpisë që prej vitit të largët 1905. Pronari amerikan, Todd Boehly nuk dëshiron të gjejë një vend të ri për të ndërtuar duke vendosur si objektiv kryesor pozicionin aktual në “Fulham Broadway”. Ky vendim mund t’i kushtojë deri në 6 vjet larg shtëpisë skuadrës blu. Rikonstruksioni i një stadiumi 120 vjeçar është pothuajse i pamundur dhe në këtë mënyrë, amerikanët kërkojnë të ngrenë nga e para një strukturë të re që do të kërkojë më shumë kohë.
Një mundësi tjetër është edhe ndërtimi në zemër të Londrës, në të famshmen “Waterlo Bridge”, por çmimi i tokës i rrit shumë kostot e ndërtimit dhe prisidenca aktuale kërkon të kursejë sa më shumë. Në këtë mëyrë, për skuadrën mbeten 4 opsione të ndryshme se ku mund të akomodohet gjatë 6 viteve të ardhshme. E para është stadiumi “Wembley” me kapacitet 90 mijë vende por nuk përjashtohet as mundësia e shtëpisë së Anglisë rugby, “Tëickenham” me kapacitet 82 mijë. Fulham me “Craven Cottage” ka shprehur gadishmërinë për t’i ardhur në ndihmë Chelseat por ky stadium ka një kapacitet të vogël, rreth 29 mijë ndërsa mundësia e fundit është “London Stadium” i West Ham me 62500 ulëse.