Enea Jorgji ka qenë kryefjala e një ndeshjeje të mërzitshme në Conference League mes dy emrave të mëdhenj, Ajax-Aston Villa. Për ta bërë më interesant duelin e Amsterdamit, bilbili shqiptar, jo i muzikës por i fushës, spikati për protagonizmin në fushën e stadiumit ku ndeshja u mbyll e bardhë në gola por jo në kartonë të kuq. Takimi i parë për turin e 1/8 të Conference League ishte dhe supersfida e së enjtes, në kompeticionin e tretë më të rëndësishëm europian. Jorgji mori vëmendjen pasi nxorri 2 kartonë të kuq, në harkun kohor të 3 minutave. Nga një për secilën skuadër, fillimisht për Aston Villan dhe më pas për Ajax. Respektivisht në minutën e 83’ dhe 86’, që gjykohen si vendime të drejta ndërsa erdhën pas kartonëve të verdhë. Konsa për Aston Villan dhe Gooljer për Ajaxin ishin ata që lanë ekipin me 1 lojtar më pak.
sfidanti.al