Dabies do vetëm Realin e Madridit

E ardhmja e Alphonso Davies po bëhet më e qartë me kalimin e ditëve. Lojtari kanadez, kontrata e të cilit me Bayernin e Mynihut përfundon më 30 qershor 2025, dëshiron të transferohet te Reali i Madridit këtë verë, duke e vendosur kështu klubin e tij aktual në një udhëkryq të plotë: ose ta shesë në qershor, ose ta lërë të lirë pas një viti. Sot, gazeta gjermane “Bild” pohon se skuadra bavareze po e pranon gradualisht largimin e një prej mbrojtësve më të talentuar në skenën botërore dhe se tashmë ka vendosur një çmim: 70 milionë. Nga takimet e fundit të klubit me menaxherin e futbollistit për të diskutuar një rinovim të mundshëm, është kuptuat qartë se vetëm skuadra madrilene është në mendjen e Davies. Ka shumë gjasa që Reali të ofrojë fillimisht rreth 35 milionë, duke qenë se Davies ka vetëm një vit të kontratës së tij.

sfidanti.al