Fernando Santos, kërkesë speciale për Ernest Muçin

Trajneri i Beshiktashit, Fernando Santos, i kushton vëmendje jo vetëm çështjeve teknike dhe taktike, por edhe gjendjes fizike të lojtarëve të tij. Sipas lajmeve të gazetës “Sözcü”, shembulli i fundit i kësaj ishte transferimi i ri i bardhezinjve, Ernest Muçi. Santos i kërkoi Muçit që të kujdeset për anën fizike, për të mos pasur vështirësi në lojën fizike në Superligë dhe për të qenë më i suksesshëm, sidomos në dyluftime. Lojtari shqiptar ka angazhuar një trajner privat dhe ka nisur të bëjë ushtrime fizike jashtë stërvitjes.

sfidanti.al