Shkumbini del në ankand

4 milionë lekë për 80% të aksioneve të klubit të Shkumbinit. Kjo është lëvizja më e fundit që Bashkia e Peqinit ka marrë në lidhje me administrimin e Klubit të Futbollit ‘Shkumbini’ sh.a. duke njoftuar zhvillimin e një ankandi për të kërkuar pronarë të rinj duke qenë se aksionet zotërohen 100% nga Bashkia. Klubi funksionon në formën e shoqërisë aksionere, krijuar në vitin 2011 dhe zotëruar plotësisht nga Bashkia. Në njoftim thuhet: “Objekti i shitjes është me ankand të aksioneve të Klubit të Futbollit ‘Shkumbini’ sh.a. Vendi i zhvillimit të ankandit është në godinën e Bashkisë Peqin, kati i dytë, zyra e zv/kryetarit të Bashkisë Peqin. Afati i fundit kohor për dorëzimin e kërkesave për pjesëmarrje është në datë 18 mars 2024 ora 11:00”.

sfidanti.al