Ronaldo paguan gjestin ndaj tifozëve, gjobë dhe skualifikim

Cristiano Ronaldo është skualifikuar për ndeshjen e kampionatit që Al-Nassr do të luajë në shtëpi kundër Al-Hazm. Gjesti i tij i festimit gjatë një ndeshjeje me Al Nassr në Ligën Pro Saudite u konsiderua fyes. Pamjet në mediat sociale treguan Ronaldon duke bërë një gjest të përsëritur vulgar, drejt tifozëve kundërshtarë që ishin duke brohoritur emrin e Messit, rivalit të vjetër të CR7. Ish-ylli i Real Madrid, Juventus dhe Manchester United do të duhet të paguajë gjithashtu një gjobë prej 20,000 rijalësh sauditë (rreth 5,000 euro) për Al-Shabab, për të mbuluar shpenzimet e bëra nga klubi që ka paraqitur ankesën, dhe gjysma e kësaj shume për federatën. Komisioni tha se vendimi nuk ishte i apelueshëm. Nuk është hera e parë që sulmuesi portugez është në qendër të polemikave që kur u bashkua me Al-Nassr. Prillin e kaluar, duke u larguar nga fusha pas ndeshjes kundër Al-Hilal, Ronaldo u shfaq duke bërë sërish një gjest të paparanueshëm, teksa tifozët brohoritnin emrin e Messit, por këtë herë nuk kishte shpëtim për të.

sfidanti.al