4 vjet pezullim për Paul Pogba

Mesfushori i Juventusit, Paul Pogba dënohet përfundimisht me 4 vjet pezullim nga të gjitha aktivitetet futbollistike. I cilësuar fajtor për përdorim dopingu, Pogba nuk mund të rikthehet në fushë përpara vitit 2027 dhe në këtë mënyrë, karriera e francezit është në rrezik. Ai rezultoi pozitiv pas një kontrolli të kryer në gusht në fundin e ndeshjes së Udines për javën e parë të Serie A dhe pezullimi i tij nisi zyrtarisht në 11 shtator ndërsa data finale e rikthimit të tij mund të jetë vetëm 10 shtatori i vitit 2027. Ai rezultoi pozitiv me testosteron dhe skualifikimi me 4 vjet është dhënë nga apeli pasi Pogba refuzoi të arrinte në marrëveshje.

sfidanti.al