Chelsea raportohet se ka vendosur për katër lojtarët që do t’i shesë këtë verë, në përpjekje për të shmangur problemet financiare me Premier League. “Blutë e Londrës” kanë shpenzuar mbi 1 miliardë euro në transferime që prej se kohës kur Todd Boehly dhe Behdad Eghbali morën ‘frenat’ e klubit nga Roman Abramovich në 2022, por investimet e bëra nuk kanë qenë të suksesshme në fushë. Të besuarit e Mauricio Pochettinos momentalisht renditen në vendin e 11-të në Premier dhe e me shumë mundësi nuk do të arrijnë kualifikimin në garat evropiane për sezonin e dytë rresht. Sipas The Telegraph, thashethemet janë rritur në mesin e rivalëve të Chelseat se klubi duhet të përfitojë fonde në vlerë prej 100 milionë euro deri në fund të qershorit të këtij viti, për të shmangur thyerjen e rregullave financiare. Këtë vit Chelsea tashmë ka përfituar mbi 100 milionë euro nga shitjet e disa lojtarëve si Mason Mount, Christian Pulisic dhe Ethan Ampadu. Sidoqoftë, klubi ka shpenzuar mbi 448 milionë euro në transferime, duke përfshirë blerjen rekord të Moises Caicedo (115 milionë euro), duke i lënë ata në një deficit mbi 200 milionë euro vetëm për këtë vit.
sfidanti.al