Reali me vetëm 16 lojtarë në dispozicion

Pas dëmtimit të Joselut, Carlo Ancelotti është në emergjencë totale në prag të sfidës ndaj Sevillas, që do të luhet të dielën në orën 21. Trajneri italian, përveç mungesave të të dëmtuarve afatgjatë Courtois, Militao dhe Alaba, nuk ka në dispozicion as Jude Bellingham, Carvajal (i pezulluar) dhe Camavinga. Kështu, Real Madridi do të mund të llogarisë vetëm në 16 anëtarë të ekipit të parë ndaj Sevillas dhe duhet të luajë me këtë formacion titullar: Lunin; Lucas Vázquez, Rüdiger, Nacho, Mendy; Valverde, Tchouameni, Kroos; Rodrygo, Brahim, Vinicius. Në stol do të jenë Kepa, Fran García, Modric, Ceballos dhe Arda Güler. Lajmi i mirë është rikthimi i Rudiger, i cili do të luajë sërish në qendër të mbrojtjes përkrah Nachos. Qendërmbrojtësi gjerman tashmë është rikuperuar nga dëmtimi, i cili e pengoi të marrë pjesë në katër ndeshjet e fundit të luajtura (tre në kampionat dhe një në ndeshjen e parë të 1/16-tës së Ligës së Kampionëve kundër Leipzigut).

sfidanti.al