Fernando Santos kërkon Manaj te Besiktas

Beshiktashi mund të kthehet në një mini “koloni” shqiptare në të ardhmen pasi trajnerit të ekipit në fjalë i ka rënë në sy performanca e Rei Manajt. Sulmuesi i talentuar këtë sezon në Turqi numëron 22 ndeshje me Sivaspor duke gjetur plot 13 herë edhe rrugën e portës. Nëse Beshiktash do afronte Manajn, sulmuesi do gjente në ekip Ernest Muçin dhe Milot Rashicën për të formuar një sulm tërësisht shqiptar. Sipas portalit turk “Takvim” mësohet se Manaj qëndron në listën e dëshirave të trajnerit të njohur portugez të Bëshiktash, Fernando Santos. Kontrata e Manaj me Sivasspor skadon në verën e 2026-ës, por forma e mirë e lojtarit ka detyruar Sivasspor që të përgatitet për një lamtumirë të parakohëshme. 26-vjeçari është lojtari më në formë i momentit dhe me atë çfarë ka treguar në kampionatin turk po kthehet në një çështje edhe për Silvinjon, i cili brenda pak javësh do të përpilojë listën e lojtarëve për në Euro 2024.

sfidanti.al