Xhaka: Në fund askush nuk të pyet si ke luajtur

Ndeshja e së premtes në mbrëmje kundër Mainz kishte pak të bënte me atë paraqitje që Bayer 04 Leverkusen ka shfaqur vazhdimisht në BayArena gjatë sezonit aktual. “Na e bënë jetën të vështirë”, tha Granit Xhaka pas ndeshjes. “Ka ekipe si Mainz që vijnë këtu dhe janë totalisht në mbrojtje. Nuk është gjithmonë e lehtë të gjesh boshllëqe. Ne përpiqemi ta bëjmë këtë përsëri dhe përsëri. “Tri pikët janë tri pikë. Në fund të ditës askush nuk të pyet se si ke luajtur këtë sezon. Varet nga mënyra se si i fiton ndeshjet”. Ndaj është e kuptueshme që Xhaka kishte menduar diçka të veçantë për festimet që pasuan. Me një fytyrë të vuajtur, ai kapi kofshën e majtë dhe tregoi një dëmtim përpara se të marshonte në hap me Jeremie Frimpong dhe të lehtësonte ata që menduan më të keqen. “Pas gati tetë apo nëntë muajsh, ata duhet të fillojnë të më njohin edhe mua”, komentoi mesfushori, i cili e ka provuar një festim të tillë rregullisht në stërvitje: “Pastaj sigurisht që diskutova me djemtë se do të festonim kur të shënoja golin tim të pare”.

Nëse është e mundur, Bayer Leverkusen dëshiron të festojë edhe pas përfundimit të sezonit, me trofeun e kampionatit. Me një epërsi prej të paktën tetë pikësh ndaj ndjekësit nga Mynihu, kjo është e kuptueshme. E megjithatë Xhaka, i cili humbi një mundësi të ngjashëm në Angli sezonin e kaluar, paralajmëron për situatën: “Për fat të keq, e përjetova vitin e kaluar te Arsenal. Ne ishim shumë përpara Man City dhe humbëm kampionatin në fund”. Një skenar që duhet evituar dhe një eksperiencë që rezulton me një rol të veçantë. “Ekipi është bërë i pjekur, – tha Xhaka. Gjithashtu falë lojtarëve me përvojë që u sollën. Si Jonas Hofmann apo unë, do të mundohemi të bëjmë mirë”.

sfidanti.al