Greenwood kërkon të kthehet te Manchester United

Mason Greenwood do të transferohet te Manchester United nëse klubi i kuq ia kërkon pas një sezoni të sukseshëm te Getafe e madje do ta bëjë një gjë të tillë edhe nëse e kërkon Barcelona pasi 22-vjeçari mendon që është në borxh me tifozët e tij të vjetër pas skandalit të dhunës ndaj së fejuarës edhe pse ai është shpallur i pafajshëm. Një burim ka thënë për “The Sun” se Greenwood e ka respekuar vendimin e Man. United për ta dërguar në Spanjë por ai nuk e ka harruar asnjëherë klubin e kuq dhe ndihet në borxh me tifozët e gjithë ambjentin në “Old Trafford” ku kërkon të riktehehet për t’u treguar të gjithëve se mund të bëjë gjithçka për këtë klub në mënyrë që t’ua shpërblejë të gjithëve.

sfidanti.al