Francesco Calzona sapo ka marrë në dorë frenat e Napolit, ai është trajneri i tretë i sezonit pas Rudi Garcias dhe Walter Mazzarrit, gati për të debutuar në Champions League kundër Barcelonës. Trajneri i Sllovakisë, në fakt, ka nënshkruar një marrëveshje të vlefshme deri në qershor dhe në botën e basteve tashmë po “citohen” trashëgimtarët e tij të mundshëm në krye të napolitanëve. Në “pole position” mbetet vetëm një emër shumë I rëndësishëm: José Mourinho. Portugezi nuk ka shumë që është shkarkuar nga Roma, por mund të kthehet shumë shpejt në Itali. Sipas ekspertëve të Better dhe Goldbet, në fakt, “Special One” është favorit me koeficientin 2.50, përpara Antonio Contes, ende “i mbërthyer” pas përvojës së tij në Tottenham, me koeficientin 4. Në shkallën e fundit të podiumit janë Thiago Motta dhe Alberto Gilardino, me koeficient 6, përpara Vincenzo Italianos me 8. Fabio Cannavaro po rritet me 15, ndërsa kthimi i Maurizio Sarrit te Napoli vlen 20 herë më shumë se shumë e vënë.
sfidanti.al