Konferenca e pas ndeshjes në “BayArena” u shfrytëzua nga Tomas Tuchel për të kritikuar lojtarët e Bajernit, të cilët sipas trajnerit nuk treguan peshën që kanë në fushë në një duel delikat siç ishte ai përballë Lerverkusenit. Por një tjetër pikë ku Tuhel ndaloi ishte edhe ajo që kishte të bënte me rregulloren e Bundesligës. Më konkretisht Tomas Tuhel priste që Leverkusen të mos aktivizonte autorin e golit të parë, Stanisiç, pasi kroati është një lojatr i Bajernit, por që është huazuar për një vit në Leverkusen.
“Në Angli ka një rregullore mjaft të këndshme, e cila nuk lejon lojtarët e huazuar të luajnë përballë skuadrave mëmë. Për mua kjo rregullore ka shumë kuptim. Për fatin tonë të keq kjo rregullore nuk eksziston në Gjermani”, ishin fjalët e Tuchel. Këto fjalë më shumë se një “justifikim” për atë humbje mund të konsiderohen edhe si kritika për krerët e klubit, të cilët vendosën që të huazonin talentin kroat edhe pse në pozicionin që ai mbulonte nuk kishin mbingarkim pasi larguan edhe Pavar.
sfidanti.al