Nuk ka më dyshime, talenti shqiptar Ernest Muçi është zyrtarisht një lojtar i Besiktas. Gjigantët turq kanë blerë në ditën e fundit të merkatos në vend, sulmuesin shqiptar për rreth 10 milionë euro. 22-vjeçari do të firmosë një kontratë që e lidh me Besiktas për 3 vite e gjysmë ku pritet të përfitojë një pagë prejt rreth 1.8 milionë euro në sezon. Transferimi i Muçit në Turqi mbush edhe arkat e Tiranës, që kishte ruajtur 20% të kartonit të sulmuesit në rast rishitjeje nga Legia e Varshavës. Avioni me Ernest Mucin në bord, do të zbresë në Aeroportit “Atatürk” të Stambollit në orën 14.15.
sfidanti.al