Lewandowski nuk lëviz nga Barcelona

Robert Lewandowski dhe Barcelona do të vazhdojnë bashkëpunimin mes tyre. Sipas “Sport” sulmuesi polak dëshiron të vazhdojë karrierën në Katalonjë dhe klubi spanjoll mendon të njëjtën gjë. Sezonin e ardhshëm, bazuar në marrëveshjet e përcaktuara më parë, polaku do të ketë një rritje të pagës së tij dhe do të bëhet lojtari më i paguar në skuadër. Por kujdes: në rast të ofertave të tjera, Barcelona nuk do ta kundërshtonte një largim të mundshëm të 35-vjeçarit, sigurisht nëse klubet e interesuara do të paguanin shumën e kërkuar. Kujtojmë që Robert Lewandowski u bashkua me Barcelonën në vitin 2022, duke u larguar nga Bayerni i Mynihut, dhe në 77 ndeshje të luajtura me skuadrën “blaugrana” në të gjitha kompeticionet ka arritur të shënojë 47 gola.

sfidanti.al