Pirro Dhima vendos kurorë

E shtuna ka qenë një ditë e veçantë për ish-peshëngritësin e njohur shqiptar Pirro Dhima, që më pas zgjodhi të përfaqësojë Greqinë në arenën ndërkombëtare.Ish-sportisti i njohur ka zyrtarizuar me martesë lidhjen e tij me Afërdita Skafidën, pasi ditën e djeshme është zhvilluar një ceremoni me rrethin e ngushtë familjar ku çifti ka kurorëzuar dashurinë. Pirro Dhima ka katër fëmijë nga martesa e tij e parë dhe pret që të bëhet sërish baba, pasi çifti i ri është në pritje të një fëmije.

sfidanti.al