Armando Broja ka nisur ndeshjen e parë si lojtar i Fulham nga stoli. Trajneri portugez Silva ka preferuar që në transfertën e Bërnlit të mos aktivizojë nga minuta e parë sulmuesin shqiptar. Në postimin e klubit kur deklaroi lojtarët titullarë të takimit në fjalë, Fuham ka patur një dedikim të veçantë për 22-vjeçarin. “Përshëndetje Armando Broja”, shkruhej në shqip në faqen e Fulham në rrjetet sociale.
sfidanti.al