Sa herë që presidenti Duka shfaqet nëpër intervista, sepse na kujtohet ajo intervista e famshme e Sali Berishës, në ditët e tij të arta..kur luante me top dhe pa top.Atëherë, një gazetar i kish bër një pyetje dhe kryeministri i kohes u mrekullua duke i thënë: “ Bravo të qoftë , kjo është pyetje! Ke qejf t’i përgjigjesh”. Kur e pyetën gazetarin, ku e kishte gjetur atë pyetje – flori, që ia bëri “zotit” ,nuk e kishte mbajtur dot sekretin: “ Ata ma dhanë të gatshme pyetjen …”
Edhe “Sala i futbollit”, presidenti Duka , sa herë që shfaqet nëpër intervista, askush nuk e kap dot në befasi ! Edhe sistemi VAR nuk e zbulon dot që intervista është si një lojë e tredhur, ku pyetjet dhe përgjigjet plotësojnë një auto-intervistë..
Dhe sa bukur përjetohet kjo “magji” në oborrin stermadh, atje ku halli nuk i ngjan hallit. Vartësit e tij në FSHF, një ushtri prej më shumë se 100 vetësh, krenohen meqë “babushi” është një mjeshtër i madh, tamam si në lojën e shahut, sepse di çfarë plani ka në kokë kundërshtari..
Edhe ditët e fundit, presidenti ka dhënë një intervistë të gjatë dhe të shëndetshme për oreksin e tij stoik. Aq i sigurt dhe krenar ishte shefi gjatë intervistës, sa të bëhej sikur stadiumet në ndeshjet e Superligës janë të mbushur plot e përplot, sikur nuk ke ku të hedhësh kokrrën e mollës, siç thoshte Bellova i pavdekshëm.
Sfidanti.al