Emiljano Çela është trajneri i ri i Kukësit. Në një njoftim për mediet klubi “verilindor” bën me dije se Çela së bashku me asistentin e tij Alfred Allmanin do të drejtojnë skuadrën në ndeshjen ndaj Tiranës. “Emiljano Çela do jetë trajneri i ri i ekipit! Së bashku me asistentin e tij Alfred Allamani do fillojnë përgatitjen për ndeshjen kundra Tiranes! Suksese Emiljano!”-shkruan Kukësi. Çela merr drejtimin e Kukësit pas largimit të Stavri Nicës ditën e djeshme, ndërsa misioni është mbijetesa, pasi pas 21 javëve “verilindorët” renditen në vend të parafundit të Superiores me 19 pikë.
sfidanti.al