Lara Colturi ka bërë një garë mjaft solide në Kronplatz të Italisë. Skiatorja u rendit e 12, një tjetër top 15 në GS për shqiptaren. E konsideruar si pista më e vështirë ne cirkuitin e Kupës së Botës, pista Erta ishte me fat për Larën. Lëshimi i parë nuk shkoi shumë mirë për Larën duke u renditur e 20, por ajo rikuperoi në të dytën duke u renditur në top 10. Ndalesa e radhës për Larën është Kampionati Botëror i të Rinjve në Francë ku presim medalje prej saj.
sfidanti.al