Cristiano Giuntoli ia kishtë vënë syrin që kur ishte drejtor sportiv i Napolit. Tashmë ka arritur ta sjellë te Juventusi, duke mbyllur me sukses një operacion për të forcuar mesfushën e Massimiliano Allegrit. Bëhet fjalë për argjentinasin e Southampton-it, Carlos Alcaraz (lojtari ka të njëjtin emër me tenistin spanjoll), i lindur në vitin 2002 i cili këtë sezon ka luajtur 26 ndeshje mes kampionatit dhe kupave kombëtare, duke shënuar katër gola.
Lojtari vjen në Torino në formën e huazimit me të drejtë blerjeje dhe kosto totale e operacionit mund të shkojë mbi 35 milionë euro. Klubi i Juventusit kishte arritur një marrëveshje me lojtarin, i cili mbërriti në Angli në janar të vitit 2023 për 13 milionë euro. Ndërkohë ditën e sotme Alcaraz do të kryejë vizitat mjekësore në Londër. Ato në JMedical janë caktuar për në 1 shkurt, në ditën e fundit të merkatos. Për Allegrin vjen një mesfushor që mund të luajë në disa role në këtë repart. Një vit më parë, përveç Napolit, Alcaraz ishte kërkuar edhe nga Interi (argjentinasi është ish- lojtar i Racing si Milito dhe Lautaro Martinez).
sfidanti.al