Kylian Mbappe zgjedh Real Madrid, një vendim që vjen jo për shkak të peshës së fanellës “Los Blancos” por për milionat që Perez i ofron kanë bërë diferencën. Francezi do të bashkohet në fillim të sezonit të ardhshëm me Realin pasi ka pranuar kushtet e kontratës së ofruar. Sipas “Bild”, mamaja agjente e lojtarit është dakort që Kylian të arkëtojë 70 milionë në sezon ndërsa në llogarinë e familjes do të shtohen menjëherë edhe 125 milionë pas hedhjes së firmës pasi PSG nuk do të përfitojë asgjë për shkak të mbylljes së kontratës ne 30 qershor 2024.
sfidanti.al