Arabia ka gati miliardat për të bindur yjet

Kevin De Bruyne, Mohamed Salah dhe Son Heung-min do të jenë prioritetet kryesore për klubet e Ligës Saudite, teksa ata janë përgatitur për të shpenzuar 2 miliardë euro për të bërë realitet këtë. Yjet e Manchester Cityt, Liverpoolit dhe Tottenhamit janë caktuar si objektivat kryesorë për klubet në Lindjen e Mesme, në përpjekje për të bindur më shumë emra të mëdhenj t’i bashkohen ligës. Liga Saudite tentoi që të joshë edhe Mohamed Salah që t’i bashkohet atyre sezonin e kaluar, por Liverpooli e refuzoi shitjen e tij, teksa De Bruyne u cilësua si një blerje e mundshme më herët gjatë këtij sezoni. Kampioni në fuqi i Arabisë, Al-Ittihad, raportohet se kanë ofruar 150 milionë për Salah verën e kaluar, por Liverpooli nuk pranoi ta shesë. De Bruyne gjithashtu nuk do të ishte një blerje e lehtë për Ligën Saudite gjithashtu. Ai u rikthye në ekip së fundmi, pasi kishte humbur pjesën e parë të sezonit. Kontrata e tij me Cityn skadon në vitin 2025, por Guardiola është jashtëzakonisht i interesuar për ta zgjatur. Son në anën tjetër ishte pyetur për mundësinë e kalimit në Arabinë Saudite vitin e kaluar, por koreano-jugori e hodhi poshtë këtë ide.

sfidanti.al