Ditët e fundit, në futbollin evropian është bërë virale një foto e dikur që konsiderohej ylli i futbollit, Tanguy Ndombele, një lojtar tek i cili shpresonin shumë Tottenhami dhe Jose Mourinho, atë kohë trajner i tij. Ndombele, tani 27 vjeç dhe dikur ishte nënshkrimi më i madh në historinë e Tottenhamit kur ata i paguan më shumë se 65 milionë euro në 2019. Megjithatë, ai nuk pati impakt me Jose Mourinhon si trajner, ndaj shkoi në huazim te Lyon, Napoli dhe tani te Galatasaray. Ai është ende lojtar i klubit të famshëm të Stambollit, por i huazuar nga Tottenham, megjithatë, futbollisti shumë i talentuar sot nuk duket aspak si sportist. Në ndeshjen e Kupës së Turqisë kundër Umraniyespor, e cila u luajt para dy ditësh, Ndombele doli në fushë dhe tronditi tifozët me një peshë të madhe trupore, ku më shumë dukej si mundës se sa si futbollist. Atij i ka munguar gjithmonë etika e punës për të realizuar potencialin e tij të plotë, të cilin e kishte shumë në fushën e futbollit dhe pikërisht kjo është arsyeja që pas festave të fundvitit u shfaq shumë më i rënduar, ndaj sot duket më shumë si një lojtar që luan për rekreacion ose një ish-futbollist që shfaqet në një ndeshje bamirësie dhjetë vjet pas përfundimit të karrierës së tij. Pamja e mesfushorit francez nuk kaloi pa u vënë re, ndaj u shfaq në media të shumta angleze dhe turke, por edhe në rrjetet sociale, ku lëvizjet dhe fotot e tij në fusha u bënë virale.
sfidanti.al