Mourinho milioner nga shkarkimet

Të shkarkohesh nuk është një dramë në fund të fundit dhe këtë mund ta thotë me gojën plot Jose Mourinho i cili ka 90 milionë arsye për të mos u mërzitur kur punët nuk shkojnë dhe drejtuesit marrin vendimin për t’i treguar derën siç ndodhi te Roma ku familja Friedkin duhet t’i paguajë rrogën deri në fund të sezonit. Edhe pse do t’i shikojë ndeshjet nga divani i shtëpisë, Jose do të arkëtojë rreth 3.5 milionë deri në fund të sezonit. Kjo nuk është hera e parë e ndoshta as e fundit që “Special One” preferon të shtrydhë klubet ku ka punuar. Në rastin e shkarkimit të parë nga stoli i Chelseat arkëtoi 20 milionë e më pas me radhë nga Reali po kaq, shkarkimi i dytë nga Chelsea 10 milionë, Manchester United 23 milionë dhe Tottenham rreth 18 milionë. Aspak keq për Specialin nga Madeira, i cili është shkarkuar plot 6 herë nga klubet ku ka punuar por ndoshta mban edhe rekordin e trajnerit më të paguar gjatë kohës së pushimeve.

sfidanti.al