“Asllani, i shkëlqyer, por mund të përmirësohet”

Mbrojtësi i Interit, Françesko Açerbi, beson se mesfushori Kristjan Asllani ka cilësi të mëdha. Por ai ka theksuar se shqiptari duhet të përmirësohet në disa aspekte. “Asllani është një lojtar i shkëlqyer, megjithatë duket të bëjë disa përmirësime. Ai e di se duhet të rritet, ai e di shumë mirë. Kristjani duhet të shfrytëzojë sa më shumë karrierën e tij, sepse ka potencial të madh. Gjithçka varet nga ai”, ka thënë Açerbi. Mesfushori i Shqipërisë iu bashkua Interit në korrik të vitit 2022, ndërsa ka kontratë deri në qershor të vitit 2027. Në edicionin aktual për Interin ka luajtur 17 ndeshje në të gjitha garat. Më herët ka luajtur për Empolin. Për Shqipërinë ka shënuar dy gola në 16 ndeshje.

Ndërkaq, në vijim të intervistës së tij për mediat italiane, Açerbi ka analizuar jo vetëm Kristjan Asllanin si shokun e tij të skuadrës (rival me Shqipërinë në Europian), por edhe rivalët e ardhshëm të tij, Alvaro Moratën, me të cilin do ta ndeshet, si me Atletikon e Madridit në Ligën e Kampioneve, ashtu edhe me Spanjën në Europian. Po ashtu, edhe yllin e Realit të Madridit dhe Kroacisë, Luka Modriç, me të cilin do të përballet në Gjermani.

“Asllani? Ai është i bezdisshëm në mesfushë, – ka vijuar më tej italiani. – Është bukur të takosh atë në Evropian, ashtu si do të jetë bukur të takoj edhe Brozoviçin me Kroacinë. Jam i lumtur që në Evropian do të takoj njerëz me të cilët luaj gjatë gjithë vitit në sfida shumë të rëndësishme. Pastaj, ndoshta as nuk i përshëndes (qesh), bëj shaka”, – ka përfunduar Açerbi, i cili e ka vlerësuar ndërkohë Moratën si një kundërshtar të vështirë, ndërsa ka hedhur poshtë edhe aq që e cilësojnë si të mbaruar 38-vjeçarin kroat, Luka Modriç.

sfidanti.al