Kur flitet për Kombëtaren, Qeveria hap zemrën dhe kuletën për të shpërblyer me 2 milion euro futbollistët e Kombëtares, ndersa kur flitet për kampionen e Shqipërisë, Partizanin, Bashkia e Tiranës ( qeveria e vogël!) hap thesin e përrallave. Dëgjoni dhe mbani vesh çfarë thotë Olsi Rama, drejtor i Partizanit për paratë e padhëna te titullit kampion:
“ S’kemi marrë akoma bonusin si kampion të vendit. Tiranës mund t’i kalojnë bonuset se është akisonere, ndërsa për Partizanin dhe Dinamon, po themi se as nuk e di ku është tani në Tiranë apo Durrës…” Dhe që Dinamo nuk dihet nëse është e Tiranës apo e Durrësit, Olsi nuk e zbulon dot se e kujt është magjia…sepse e qorton “big brother” , pra vëllai i madh!
Partizani nuk merrka dot paratë e titullit kampion sepse e pengoka një VKM !? Pra, topi kalon nga Bashkia tek Qeveria, e cila kur flitet për futboll njeh vetëm Kombëtaren , ajo që ia “zbukuron” jetën shqiptarëve dhe nuk njeh Superligën, që është një minierë e pashtershme hallesh, ku brenda llojit.,..halli hallit nuk i ngjan!
Sfidanti.al