Pedri gati për Barcelonën

Trajneri i Barcelonës, Xavi merr lajme pozitive nga infermieria. Mesfushori Pedri ka zhvilluar një pjesë të stërvitjes së sotme me grupin dhe mund të rikuperohet për ndeshjen ndaj Osasuna-s, takim ky që vlen për Superkupën dhe që luhet me 11 janar. Pedri mungoi në ndeshjet ndaj Almeria, Club America, Las Palmas dhe Barbastro. 21-vjeçari ka luajtur vetëm 8 ndeshje në kampionat këtë sezon, duke shënuar 1 gol, ndërsa ende nuk ka provuar shijen e asistit. Xavi shpreson që të ketë të gjithë futbollistët në dispozicion në këtë periudhë kur kalendari është tejet i ngjeshur me ndeshje në La Liga, apo edhe në Champions League.

sfidanti.al