Onana në shenjëster të Arsenalit

Trajneri Mikel Arteta ka futur në listën e objektivave mesfushorin Amadou Onana, i cili po spikat te Evertoni këtë sezon, ku është shndërruar në titullar të padiskutueshëm. Evertoni shpenzoi 35 milionë euro për ta marrë nga Lille dy vite më parë, teksa këtë sezon mesfushori po spikat me aftësitë e tij mbrojtëse, aq sa Arteta ka udhëzuar drejtuesit e klubit t’ia transferojnë në Londër. Natyrisht ideja është që mesfushori t’i bashkohet Arsenalit në verë, teksa Evertoni e ka bërë të qartë se nuk do të pranojë asnjë ofertë prej më pak se 60 milionë eurosh për futbollistin me origjinë nga Senegali, por që luan me Belgjikën.

sfidanti.al