Armando Broja shënoi gol ndaj Preston, në ndeshjen e FA Cup, duke u zhbllokuar kështu më në fund me Chelsean, pas një periudhe shumë të vështirë. Për sulmuesin kuqezi foli edhe trajneri i londinezëve, Mauricio Pochettino, menjëherë pas përfundimit të takimit. Pochettino shprehet se goli i sotëm do t’i japë lojtarë një shtysë të mëdha, për të bërë edhe më mirë në vijim. “E merituam fitoren. Broja? Mendoj se do të ishte fantastike që t’i rritej vetëbesimi pas këtij goli. Armando duhet të buzëqeshë, duhet të jetë pozitiv dhe të ndryshojë gjuhën e trupit. Sigurisht që performanca pozitive dhe shënimi i golave do të sjellë përmirësimin e tij. Ka rëndësi të madhe për Chelsean dhe për vetë të që të ketë më shumë vetëbesim” – U shpreh numri një i stolit të Bluve të Londrës, Pochettino.
sfidanti.al