Rreth një muaj pas ndërprerjes së bashkëpunimit me Partizanin, Eros Grezda është zyrtarizuar te skuadra e tij e re. Sulmuesi shqiptar është rikthyer në Kroaci, ku tashmë do të veshë fanellën e NK Rudes. Lajmin në fjalë e ka bërë publik klubi kroat përmes rrjeteve sociale, ndërsa thekson së më herët në Kroaci, Grezda ka luajtur për skuadra si Osijek, NK Lokomotiva dhe HNK Sibenik.
“Eros Grezda është Rudesan! Me krenari prezantojmë lojtarin tonë të ri në radhët e Rudes! Eros Grezda, deri më tani ka bërë 108 paraqitje në HNL me NK Osijek, NK Lokomotiva dhe HNK Sibenik, duke shënuar 22 herë dhe duke asistuar 13 herë. Ndeshjet e shkëlqyera me fanellën e Osijekut siguruan transferimin e tij te gjiganti skocez Rangers në vitin 2018 për dy milionë euro.
Përveç sa më sipër, ai mbrojti ngjyrat e Aluminij slloven dhe Partizanit, me të cilët luajti këtë vit në kualifikimet e UEFA Champions League dhe Conference League. Grezda, mirë se erdhe!”-shkruhet në postimin e NK Rudes.
sfidanti.al