Egnatia dobëson skuadrën por forcon financat

Vusal Isgandarli, nga Egnatia te Boluspor: është zyrtare. Marrëveshja fillimisht është njoftuar nga klubi turk, por më vonë nuk ka munguar dhe një njoftim nga ana e klubit rrogozhinas në faqen zyrtare. Të dy klubet nuk kanë dhënë detaje për shumën që bëri të mundur këtë transferim, por sipas sajtit që meret me vlerat e lojtarëve në treg, “transfermarkt”, operacioni ka kushtuar 150 mijë euro. Vusal Isgandarli ka lindur më 3 nëntor 1995 në Fuzuli, Azerbajxhan. E filloi futbollin në Ravan Baku, ka luajtur për Simurq, Zira FK, Keshla, A. Keçiörengücü, Sumqayıt dhe KF Egnatia. Isgandarl, ka luajtur 211 ndeshje në karrierën e tij profesionale, ka shënuar deri tani 31 gola. Gjithashtu, ka luajtur 3 herë për Kombëtaren e Azerbajxhanit.

 

sfidanti.al