Shkumbini mbetet pa trajner

Ecuria jo e mirë në pjesën e parë të kampionatit në Kategorinë e Dytë i ka detyruar drejtuesit e Shkumbinit të Peqinit që të bëjnë ndryshime në stolin drejtues. Elbasanasi Ferdinand Bilali nuk do të jetë më trajner i klubit peqinas, “divorc” të cilin e ka bërë zyrtare vetë presidenti i Shkumbinit përmes një njoftimi të gjatë në faqen zyrtare në “Facebook”, që është pasqyruar më pas edhe nga klubi. Në ditët në vijim pritet që të mësohet se kush do të jetë “timonieri” i ri i Shkumbinit, duke ditur se dy të parët, Çapja dhe Bilali, nuk patën sukses. 

Njoftimi:

“Njoftim i rëndësishëm : Shkumbini mbyll bashkëpunimin me trajnerin Bilali. Me fillimin e fazës së dytë të kampionatit të Kategorisë së Dytë drejtuesit peqinas kanë komunikuar se kanë mbyllur bashkëpunimin me trajnerin elbasanas Ferdinand Bilali. Ka qenë vetë presidenti Ali Kasa i cili ka shpërndarë lajmin:

KF Shkumbini njofton se ka ndërprerë marrëveshjen me trajnerin e saj Ferdinand Bilali. Unë dhe klubi Shkumbinit falënderojmë prof Ferdinand Bilalin për kontributin e tij në ditë të vështira të këtij sezoni. Ne dëshirojmë t’i urojmë më të mirat dhe suksese profesorit në vazhdimësi. Trajneri Bilali është elbasanasi i dytë që ulet në pankinën peqinase në 10 javët e fazës së parë teksa tre ndeshje ekipi është drejtuar nga Hetlem Capja dhe 7 ndeshje nga Ferdinand Bilali. Nën drejtimin e tij Bilali ka arritur 6 fitore dhe 1 humbje. Menjëherë pas këtij komunikimi Presidenti Kasa ka njoftuar se është vënë në lëvizje për emrin e ri të pankinës i cili me shumë gjasa emri tij do të konfirmohet deri në fundjavë e më pas do të prezantohet ditën e hënë përpara lojtarëve ditë kur do të nisë edhe faza e dytë përgatitore”.

sfidanti.al