Ylli argjentinas, Lionel Messi thuhet se do të humbasë të paktën shtatë ndeshje për Inter Miamin sezonin e ardhshëm. Tetë herë fituesi i Topit të Artë shënoi 11 herë në 14 ndeshje për Inter Miamin pasi u bashkua si lojtar i lirë, duke kontribuar në triumfin e Kupës së Ligës. Megjithatë, ai u aktivizua vetëm gjashtë herë në MLS për shkak të dëmtimeve. Janë gjithsej 34 ndeshje të sezonit të rregullt për skuadrën e Gerardo Martinos, duke filluar me ndeshjen hapëse kundër Real Salt Lake më 21 shkurt. Do të jetë sezoni i parë i plotë i Messit në ShBA, por ai do të ketë angazhime me kombëtaren e Argjentinës dhe mund të përfundojë duke munguar në ndeshjet kundër Philadelphia Union, Columbus Creë, Nashville, Charlotte dhe FC Cincinnati midis 15 qershorit dhe 6 korrikut. Turneu do të mbahet në të gjithë Shtetet e Bashkuara dhe kampionët e botës janë ftuar të marrin pjesë, së bashku me Meksikën, Xhamajkën, Panamanë dhe dy vende të tjera të CONCACAF.
sfidanti.al