Raportimet e fundit nga Italia sugjerojnë se Interi ështe duke përgatitur një ofertë në drejtim të Club Brugges për lojtarin kanadez, Tajon Buchanan. Marrëdhëniet e mira që kanë ndërtuar dy palët gjatë bisedimeve është njëra nga arsyet kryesore pse lojtari është i hapur për një kalim në “San Siro”. Ai raportohet se ka vendosur që të mos e zgjasë kontratën e tij aktuale me Brugge që skadon në verën e vitit 2025. Calciomercato raporton se Brugge e vlerëson kartonin e Buchanan 12-13 milionë euro për shkak të situatës së tij me kontratën por sidoqoftë Inter beson se mund të arrijnë një marrëveshje me kosto më të ulët.
sfidanti.al