Mbrojtësi i talentuar Elmando Gjini është lojtari më i ri i Teutës. Lojtari që është pjesë e kombëtares shqiptare Under 21 do të vazhdojë karrierën e tij me klubin durrsak. Gjini është aktivizuar me skuadrat e të rinjve në Itali dhe me Brommapojkarna në Suedi. Ka qenë vetë klubi i Teutës që me anë të një njoftimi në rrjetet sociale ka zyrtarizuar blerjen e lojtarit. “KF Teuta ka kënaqësinë të njoftojë se qendërmbrojtësi, Elmando Gjini është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë. Klubi ynë ka arritur ditën e sotme një marrëveshje me lojtarin 21 vjeçar, i cili vjen te Teuta pas eksperiencës pozitive me ekipin e Xhenovës U21, ndërsa ka luajtur një sezon edhe në Suedi me klubin IF Brommapojkarn. Gjini i cili është njëkohësisht kontigjent i ekipit tonë përfaqësues U-21. KF Teuta i uron mirëseardhje qendërmbrojtësit ElmandoGjini dhe i uron shumë suksese me fanellën e klubit tonë”, shkruhet në njoftimin e klubit.
sfidanti.al