Viti 2023 mund të quhet totalisht i mbyllur për kapitenin dhe golashënuesin e Interit, Lautaro Martinez. Sulmuesi argjentinas doli i dëmtuar nga sfida e mesjavës në Kupë me Bolonjën dhe testet e fundit tregojnë që ai nuk do të jetë i pranishëm për zikaltrit në dy sfidat e radhës, me Leçen dhe Xhenoan. Nëse çdo gjë shkon sipas planeve, ai do të jetë i gatshëm për ndeshjen e parë të viti 2024 kundër Veronës, edhe pse pritet qe trajneri Inzagi mos ta rrezikojë.
sfidanti.al