Carlo Ancelotti, trajner i Realit të Madridit është pyetur pas fitores ndaj Alavésit për vendimin e Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Europian në lidhje me Superligën. “Ishte një vendim i rëndësishëm për të gjitha klubet. Ka disa që nuk janë aq të bindur. Mendoj se do të jetë pozitive për të gjithë që të mos ketë monopol dhe të përmirësohet kalendari. Koha do të tregojë nëse është pozitive, por besoj se në fund do të jetë mirë për të gjithë botën”, theksoi trajneri italian në konferencë për shtypin. Reali fitoi 1-0 në transfertë me Alavés, me golin e fitores që u shënua në kohën shtesë. “Los Blancos” luajtën me 10 lojtarë që nga minuta e 54-t, pas ndëshkimit të Nachos me karton të kuq.
sfidanti.al