Arbitri i dhunuar: Nuk do ta fal kurrë presidentin e Ankaragucu!

Halil Umut Meler, arbitri 37-vjeçar i sulmuar egërsisht në fushën e lojës nga presidenti i Ankaragucu 10 ditë më parë, nuk mund ta harrojë atë që ndodhi. Së fundmi Meler ka folur për këtë ndodhi, ndërsa deklaroi se nuk do ta falë kurrë Faruk Koca-n për atë që i bëri. “Nuk e kam falur dhe nuk do ta fal kurrë. Ai më goditi me grusht, u rrëzova dhe rashë në tokë, pastaj më goditën me shkelma, nuk do t’i harroj kurrë”-deklaroi arbitri. Pas sulmit, Meler kaloi dy ditë në spitalin e Ankarasë ku u transportua për një dëmtim në kokë. Faruk Koca, presidenti i Ankaragucu e sulmoi me një grusht të fuqishëm në fytyrë, duke e rrëzuar në tokë.

sfidanti.al