Kevin de Bruyne ishte risia kryesore në seancën stërvitore të Man. City-t këtë të hënë, në Arabinë Saudite, një ditë para ndeshjes gjysmëfinale të Kupës së Botës për Klube me Urawa Reds. Mesfushori nuk ka luajtur që nga gushti. Manchester City u stërvit në Arabinë Saudite përpara debutimit në Kupën e Botës për Klube, të planifikuar për të martën, kundër skuadrës japoneze Uraëa Reds. Haaland nuk ishte i pranishëm. Në fakt, De Bruyne mori një lajm shqetësues nga Belgjika, ku rezidenca e tij, në qytetin Heusden-Zolder, ishte shënjestër e një grabitjeje. Familja e belgut nuk ishte e pranishme në momentin e grabitjes. Bashkëshortja e De Bruyne, Michele Lacroix, e raportoi ngjarjen tek autoritetet. Një zyrtar nga Prokuroria Publike lokale, i cituar nga “Daily Mirror”, shpjegoi se çfarë ndodhi: “Në pamje të parë, duket se kryesisht janë vjedhur bizhuteritë. Ne do të hetojmë kamerat e vëzhgimit dhe do të flasim me fqinjët, por ende është nuk është e qartë se cilët janë autorët e krimit. Megjithatë, De Bruyne vendosi të mos kthehet në vendlindjen e tij, por të qëndrojë me pjesën tjetër të skuadrës së Man City-t, pasi po afron rikthimi i tij në fushë.
sfidanti.al