Mediat spanjolle: Icardi i Real Madrid

Gazeta Marca ka publikuar një artikull që ka bërë shumë bujë në Spanjë rreth të ardhmes së Mauro Icardit. Media spanjolle pranë Realit, raporton se sulmuesi i Galatasaray është shumë afër kalimit te Los Blancos në janar. Ish-sulmuesi i Interit dhe PSG-së ishte i lidhur më parë me Real Madrid mendon një transferim në La Liga ku do të rikthehej sërish në nivelet më të larta të arenës kontinentale. Nëse argjentinasi do të transferohet në janar te klubi spanjoll do të fitojë tetë milionë euro plus bonuset. 12 gola dhe 5 asiste deri në këtë pikë të sezonit janë statistikat e Icardit me fanellën e Galatasaray.

sfidanti.al