Salah nuk largohet në janar

“Do të jetë e vështirë të sjellësh Mohamed Salah në Ligën Pro Saudite në janar”, thotë Michael Emenalo. Drejtori i Futbollit të ligës saudite, i intervistuar nga Sky Sports, tha se ishte shumë skeptik në lidhje me mundësitë e transferimit të yllit egjiptian në Saudi Pro Liga gjatë merkatos së dimrit. I lidhur me Liverpoolin me kontratë deri më 30 qershor 2025, Salah po kalon një sezon pozitiv me 14 gola dhe 8 asiste në vetëm 22 ndeshje. Një formë që e ka larguar, të paktën për momentin nga thashethemet për një lamtumirë të mundshme drejt klubeve arabe. Jurgen Klopp në këtë mënyrë mund të qëndrojë i qetë, të paktën deri në merkaton e verës.

sfidanti.al