Arsenali vazhdon betejën në dy fronte. Titulli kampion është objektivi primar i Gunners, të cilët nuk e fitojnë Premier League prej vitit 2004. Skuadra e Mikel Artetës renditet e dyta në kampionatin anglez, me vetëm një pikë më pak se Liverpooli kryesues. Ndërkohë që skuadra londineze siguroi kualifikimin mes 16 skuadrave më të mira në Champions League si vend i parë në grupin B. Drejtuesit po presin merkaton e janarit për të përforcuar skuadrën. Një ndër të preferuarit e ishullorëve është Gonçalo Inacio. I cili pëlqehet edhe nga Reali i Madridit. 22-vjeçari aktivizohet si qendërmbrojtës dhe është pjesë e Sportingut të Lisbonës. Në mars debutoi me kombëtaren e Portugalisë, teksa deri tani numëron 4 ndeshje dhe 2 gola me luzitanët.
Ndërkohë që këtë sezon ka shënuar edhe 3 gola me Sportingun. Klub që kërkon 60 mln euro për ta lënë të lirë, aq sa është klauzola e shitjes së tij. Një shumë që tek Arsenali janë gati të paguajnë për t’i dhuruar trajneri Mikel Arteta një përforcim fantastik në prapavijë. Pasi përveç aftësive mbrojtëse, shtatlarti portugez zotëron një teknikë të mirë dhe ka karakteristika ideale për stilin e lojës që prodhon Arsenali.
sfidanti.al