Sevilla, lojtarët ofendohen në aeroport

Sevilla është jashtë të gjitha kupave evropiane, nuk ka ndodhur që nga viti 2008. Humbja e mbrëmshme ndaj Lens i la spanjollët në fund të tabelës së grupit B të Champions League, duke i eliminuar nga gjithçka. Tifozët e Romës, të mposhtur në finalen e Europa League vitin e kaluar nga Sevilla, synuan klubin andaluzian në rrjetet sociale, i cili gjithashtu duhej të merrej me tifozët e tij pas kthimit në Spanjë.

“Na e shpifët, o bij…”, disa nga ofendimet që fluturuan në aeroport. Një grup tifozësh të Sevillas prisnin kthimin e ekipit, që kishte luajtur në Francë kundër Lens, për të treguar zhgënjimin e tyre ndaj trajnerit Diego Alonso dhe lojtarëve.

sfidanti.al