Partizani mund të humbasë Kekon për Superkupën

Albers Keko mund të humbasë finalen e Superkupës kundër Egnatias pasi ka pësuar një dëmtim. Ai është parë të largohet për në dhomat e zhveshjes ditën e djeshme, para përfundimit të ndeshjes Partizani – Skënderbeu(1-1). Sulmuesi i 17 herë kampionëve mbante akull te këmba, teksa dhe mund të ketë pësuar lëndim gjatë sfidës. Kujtojmë se Keko u zëvendësua në minutën e 78’, për t’i lënë vendin Da Silvas. Pas paraqitjes me gol në derbin me Tiranën, ia doli të fitojë vendin e titullarit në dy takimet e fundit, ku me Teutën gjeti sërish golin. 22-vjeçari ka fituar gjithashtu pëlqimin e tifozëve, gjë që vërehet në koret e kushtuara. Mbetet për t’u parë nëse ka diçka serioze, por finalja e Superkupës me Egnatian është vetëm 8 ditë larg dhe Partizani nuk do donte të kishte tjetër lojtar të dëmtuar.

sfidanti.al