Dybala mbyll vitin në infermieri

Paulo Dybala, një lojtar shumë i rëndësishëm për Romën e Mourinhos është një talent me këmbë kristali. Gjatë periudhës kur ai ishte pjesë e Juventusit, karriera e tij u kushtëzua nga dëmtimet e shumta msukulare dhe për këtë arsye, dy sezone më parë argjentinasi u transferua te Roma me parametra zero. Që prej asaj kohe, ai ka munguar në 30 % të ndeshjeve dhe ky është një tregues i brishtësisë së numrit 10. Në ndeshjen e fundit ndaj Fiorentinës ai doli nga fusha e lojës në pjesën e parë dhe analizat e detajuara tregojnë se ai ka pësuar një tërheqje të gradës së dytë dhe do të mungojë rreth 3 javë. Kjo gjendje e vayhzhdueshme mund të ndikojë në bisedimet për kontratën e re.

sfidanti.al