Humor shkodran: si të jetë Vllaznia, është edhe… shtëpia!

I kishin bërë një pyetje,  naive mund të thuhet, profesor Loro Boriçit nw atw kohw. Pse futbolli lindi pikërisht në Shkodër? Edhe profesori ia ktheu me pyetje :

-Po ti ku ke lindur ? Në Tiranë – ia tha tifozi – sepse edhe prindërit aty banonin..” Atëherë Boriçi, sikur doli para portës dhe “shënoi”  : “ Edhe prindërit e futbollit në Shkodër kanë banuar, ndaj edhe lindi në qytetin tonë …”

Pse e kujtuam këtë anektodë? Sepse këtë javë, Vllaznia “gjeti prindërit” kur mundi Dinamon në një ndeshje që filloi keq, për t’u zbukuruar deri në një befasi të plotë. Pale, edhe në një stadium të boshatisur frikshëm, ku numri i futbollistëve në fushë ia kalonte numrit të tifozëve tek shkallët, ata përmbysën ndeshjen me 3 gola.I E pësoi Dinamo, që quhej skuadra e  momentit, e cila u kap gafil sa herë që ata ekzekutonin goditje standarte dhe golat ishin  fiks prodhim shkodran, nga ata  bio  : Çoba, Gruda dhe Balaj!

Dhe sa herë që Vllaznia ndalon humbjet dhe kthehet tek fitoret, qytetarët  e futbollit , sa herë  pyesin njëri – tjetrin si i ke nga shtëpia thonë gjithë lezet : “Si të jetë Vllanzia, është edhe shtëpia…”

Sfidanti.al