Finalja e vitit 1992, Barcelona përballë magjistarëve italianë të Sampdorias me Viallin e Mancinin në nisje të rrugëtimit të tyre fantastik. Askush nuk e kishte menduar që Barcelona do të sfidonte në ndeshjen e fundit një skuadër pa shumë emër si Sampdoria, por brezi i artë i futbollit italian ndodhej pikërisht në skuadrën e qytetit-port të Ligurias. Asnjë gol për 90 minuta por në shtesë, Ronald Koeman dënoi italianët duke fshirë në mënyrën më brutale të mundshme ëndrrën e ekipit që erdhi nga prapa kuintave për t’ë shkuar deri në “Wembley”.
Ky ishte edhe trofeu i parë për Barcelonën në Champions League që u bë skuadra e dytë spanjolle që triumfonte pas dominimit të Real Madrid në vitet 50-60. Finalja e vitit 1992 mund të cilësohet edhe si ndeshja që definoi të ardhmen e futbollit dhe i hapi rrugë filozofisë së Johan Cryuff që përfaqësohet sot në mënyrën më të kulluar nga Pep Guardiola, i cili bënte pjesë në atë skuadër si një nga më të rinjtë e grupit blaugrana. “shkoni dhe shijojeni” u tha Cryff lojtarëve të tij përpara se të dilnin në fushë dhe ky është nektari i gjithë filozofisë së holandezit fluturues, për të cilin futbolli ishte festë dhe spektakël.
sfidanti.al