Kohë të vështira për talentin anglez, Jadon Sanchi i nxjerrë jashtë projektit nga trajneri i Manchester United, Erik ten Hag i cili e ka dërguar të stërvitet me skuadrën e të rinjve por edhe aty, sulmuesi duket se nuk po gjen paqe pasi nuk po stërvitet në vazhdimësi. Që pas disfatës së 3 shtatorit kundër Arsenalit, 23-vjeçari nuk është stërvitur më me skuadrën e parë për shkak të një debati me teknikun holandez dhe 100 milionët e shpenzuara nga klubi duket se do të hidhen në “koshin e plehrave” pasi Sancho do të dalë në shitje në muajin janar për një shumë më të vogel. Gjthsesi, Ten Hag duket i hapur për dialog duke lënë të kuptohet se lojtari duhet të bëjë një hap pas dhe të pranojë kushtet e tij. “Ai e di se çfarë duhet të bëjë dhe gjithçka është në dorën e tij”, theksoi trajneri holandez.
sfidanti.al